31 personave u heqet patentë shoferi në Ferizaj, mbi 600 persona gjobiten për tejkalim të shpejtësisë

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me akasionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Ky aksion, po realizohet nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt.

Përveç policëve me uniformë po operohet edhe policë me rroba dhe automjete civile.

Patrullat e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, policia rajonale , përfshire këtu edhe stacionet policore, nga data 03-09 Janar 2022, kanë shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 617 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 20 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 16 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 22 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 163 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 83 gjoba
    Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 658 gjoba
    Heqje e patentë shoferit 31 )
  • Gjithsej , 1595 gjoba
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
    Njëkohësisht policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro
    Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme