32 kandidatë përfundojnë praktikën në gjykatë

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 13:07 | Nga

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 32 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.

Këta kandidat i ka pritur në një takim Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri, së bashku me administratoren e kësaj gjykate, Florina Jerliu.

Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë kandidatët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.

“Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu ndihmoj në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë”, ka thënë kryetari Haziri.

Të gjithë kandidatëve u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme