Prej tyre, 13 kanë qenë lindje normale, ndërsa 20 prej tyre me operacion.
Përkundër nivelit të lartë të lindjeve me operacion, kjo klinikë është duke e përballuar me sukses ritmin e punës. Stafi profesional i kësaj klinike, vetëm në javën e fundit ka realizuar mbi 40 lindje me operacion.
Në Gjinekologji, tani është stabilizuar edhe furnizimi me barna dhe material shpenzues. Aty me sukses po bëhen edhe operimet e ftohta dhe i gjithë planifikimi i orareve të operimeve po bëhet sipas planit.
Sallat e operacionit janë të gjitha të hapura dhe në gatishmëri për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarët e vendit.