Më shumë se 30 udhëtarë të kompanisë ‘Ryanair’ kanë marrë trajtim mjekësor në Gjermani. Derisa aeroplani po shkonte drejt Kroacisë, presioni i ajrit në bord ra papritur dhe ai humbi lartësi në mënyrë të shpejtë, raporton KTV.
Zbritja nga 11, 000 në 3, 000 metra për vetëm 8 minuta shkaktoi pasoja tek udhëtarët.
Pas uljes emergjente në Frankfurt, 33 nga 189 pasagjerët që ishin në bord, u shtruan në spital, me gjakrrjedhje nga veshët. Udhëtarët dhanë versione të ndryshme për incidentin, derisa kompania ‘Ryanair’ tha se aeroplani bëri ulje normale.