Dënohet me burg futbollisti i njohur i PSG-së

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 15:36 | Nga

Mbrojtësi i skuadrës së Paris Saint-Germanit, Serge Aurier, në gjykatën një gjykatë në Francë e ka dënuar atë meë dy muaj bugrë, pasi është shpallur fajtor për shkak të njër përplasje me policinë franceze, pasi kishte dalur i dehur nga një klub nate nga kryeqyteti francez.

Më 30 maj, 23-vjeçari kishte reaguar dhunshëm ndaj policëve jashtë një klubi në Paris. Burime të AFP kanë thënë se ai e kishte ofenduar dhe goditur një polic jashtë klubit të natës.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë është dënuar edhe me gjobë prej 600 eurosh, ndërsa do të paguajë edhe 1.500 euro shpenzimet e gjykatës Dënimi është i ‘konvertueshëm’ që do të thotë se Aurier nuk do të shkojë në burg, porse do të kryejë shërbime ndaj komunitetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme