34-shi i LDK-së, Bardhyl Hasanpapaj: Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK ka sjellë entuziazëm të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet me numrin 34 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se bashkimi i presidentes Vjosa Osmani me LDK-në ka krijuar një entuziazëm të madh te qytetarët dhe ka sjellë energji të re brenda partisë, shkruan Gazeta Infokus.

Hasanpapaj ka thënë se ribashkimi i forcave të djathta ka ndryshuar dukshëm atmosferën politike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitetet elektorale.

“Bashkimi i Vjosës me LDK-në, rikthimi dhe ribashkimi i madh i forcave të djathta, ka sjellë një entuziazëm të jashtëzakonshëm te qytetarët, që unë e shoh çdo ditë”, ka deklaruar Hasanpapaj.-Advertisement-

Sipas tij, dallimi mes kësaj fushate dhe zgjedhjeve të kaluara është i dukshëm, duke përmendur interesimin e madh të qytetarëve për të marrë pjesë në tubimet elektorale.

“Nëse dikur na tregojnë për organizimin e këtyre tubimeve, pra mund të shohim një dallim goxha të madh me zgjedhjet e kaluara me këto zgjedhje. Është rrit entuziazmi jashtëzakonisht shumë”, është shprehur ai.

Hasanpapaj ka shtuar se nuk e kishte kuptuar më parë sa rëndë e kishte përjetuar LDK-ja largimin e Vjosa Osmanit, ndërsa rikthimi i saj, sipas tij, ka afruar edhe figura dhe mbështetës të rinj.

“Nuk e kam ditur që LDK-ja e ka përjetuar kaq rëndë largimin e Vjosa Osmanit. Ky bashkim ka sjellë edhe njerëz të rinj, një nga ata jam unë. Kam hy pa hezitim edhe besoj po të vazhdojmë me këtë ritëm do të surprizohemi shumë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hasanpapaj.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. 

Të ngjashme