348 pacientë me hemodializë kanë qenë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë në repartin e Dializës në Klinikën e Nefrologjisë janë trajtuar 348 pacientë pozitiv me COVID-19.

Sipas SHSKUK’së, gjatë kësaj kohe janë ofruar 1 mijë e 50 shërbime të dializës.

Ndërsa, nga ky shërbim kanë thënë se pacientë kronikë-COVID pozitiv të hemodializuar kanë qenë 187, ndërsa pacientë akut- COVID pozitiv të hemodializuar qenë 215 .

Njoftimi i plotë:

Reparti i Dializës në Klinikën e Nefrologjisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nuk i ndërpreu asnjëherë shërbimet e saj, ndonëse kishte një numër të konsiderueshëm të të prekurve me COVID nga stafi shëndetësor e teknik.

Që nga fillimi i Pandemisë COVID-19, u trajtuan 348 pacientë pozitivë me COVID, gjersa u ofruan 1 mijë e 50 shërbime të dializës.

Pacientë kronikë- COVID pozitivë të hemodializuar ishin 187, pacientë akut- COVID pozitivë të hemodializuar qenë 215 .

Klinika e Nefrologjisë realizoi hemodializë për pacientët e prekur me COVID edhe në Klinikën Infektive, Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) dhe në Mjekimin Intenziv Qendror- Reparti COVID.

Të ngjashme