35 aktakuza, kundër 42 personave

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër dyzetedy (42) personave, janë  ndaluar shtatë  (7) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë () personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të arrestit shtëpiak kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orë të fundi ka ndaluar  dy (2) persona, në dy raste të ndara, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (2) personave.

Të ngjashme