35 persona të plagosur nga përplasja e trenave në Gjermani

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 09:13 | Nga

Të paktën 35 persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ndodhi në qytetin gjerman Duisburg.

Sipas shërbimit lokal të emergjencave, aksidenti ndodhi kur dy trena u përplasën mes vete në një tunel nëntokësor në rrethin e Meiderich, njofton Klan Kosova.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se dy persona janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në spital si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e trenave ndërsa të tjerët raportohet për gjendje të mirë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme