Protestuesit sudanezë thonë se të paktën 35 persona janë vrarë pasi forcat e sigurisë sulmuan kampin kryesor të protestës në kryeqytetin Khartoum, në dhunën më të madhe që po ndodh në vend që nga rrëzimi i presidentit Omar al-Bashir
Shoqata Profesionale e Sudanezve(PS), e cila drejtoi protestat në mbarë vendin, të cilat filluan në dhjetor, tha se goditja e së hënës ishte një “masakër e përgjakshme”, njofton Klan Kosova.
“Ne po e mbajmë Këshillin Ushtarak të Përkohshëm (TMC) përgjegjës për atë që ndodhi këtë mëngjes”, tha PS, duke iu referuar këshillit ushtarak që aktualisht drejton vendin.
Udhëheqësit e demokracisë kanë bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në marshime të natës dhe të bllokojnë rrugët kryesore si pjesë e “mosbindjes totale civile” për të “paralizuar jetën publike” në të gjithë vendin.
Një komitet mjekësh të lidhur me protestuesit thanë në një postin në Facebook të hënën se numri i të vdekurve, i cili përfshinte të paktën një fëmijë, ishte rritur të paktën 35, duke shtuar se ishte e vështirë të numërohej numri i të vdekurve në zonën komplekse ushtarake në Khartoum.
Grupi tha se qindra njerëz ishin plagosur, kryesisht nga armë zjarri dhe se sipas dëshmitarëve, trupat e protestuesve të qëlluar për vdekje u hodhën në lumin Nil, raporton Al Jazeera.
Kombet e Bashkuara dënuan përdorimin e forcës së tepruar nga forcat e sigurisë kundër protestuesve dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur për vrasjet.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha në një deklaratë se ai ishte “alarmuar” nga raportet se forcat e sigurisë kishin hapur zjarr brenda një spitali në Khartoum.
“Ajo që është e qartë për ne është se ka pasur përdorim të forcës së tepruar nga forcat e sigurisë ndaj civilëve, njerëzit kanë vdekur, njerëzit janë lënduar”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Guterres u kërkoi autoriteteve sudaneze të lehtësojnë një hetim të pavarur të vdekjeve dhe të sigurojnë që përgjegjësit të marrin dënimin.
Ai gjithashtu rinovoi thirrjen e tij për negociata për të rifilluar një transferim paqësor të pushtetit në një autoritet të udhëhequr nga civilët.
Protestat po bëhen me kërkesën e një kalimi më të shpejtë të pushtetit te civilët pas rrëzimit të Omar al-Bashir.