Së paku 35 persona kanë vdekur pas tollovisë së shkaktuar nga numri i madh i të pranishmëve në varrimin e ish komandantit të ushtrisë iraniane, Qasem Soleimani.
Viktimat janë shkaktuar pas një stampede – apo shtyrjes në turmë, shkruajnë mediat iraniane.
Këto vdekje çojnë në shtyrjen e ceremonisë së varrimit të Soleimanit, i cili u vra të premten pas një operacionit të ushtrisë amerikane.
Koha e re e varrimit thuhet se do të bëhet e ditur gjatë ditës.
Ai do të varroset në vendlindjen e tij në Kerman, aty ku afërsisht miliona njerëz kanë pushtuar rrugët për ta ndjekur funeralin.