Trump: Soleimani planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne e ndalëm atë

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Trump e përshkroi komandantin ushtarak iranian Qasem Soleimani (i vrarë në një sulm amerikan javën e kaluar) si “terroristin më të madh në botë”.

“Ai trajnoi ushtri terroriste, përfshirë Hezbollahun, duke filluar sulme terroriste kundër caqeve civile. Ai nxiti luftëra të përgjakshme civile në të gjithë rajonin. Ai plagosi me egërsi dhe vrau mijëra trupa amerikane, duke përfshirë sulmin me bomba buzë rrugës që vranë mijëra civilë”, tha Trump, transmeton Telegrafi.

Trump tha se Soleimani drejtoi sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak, që “plagosi keq katër anëtarë të shërbimit dhe vrau një amerikan” dhe ai orkestroi “sulmin e dhunshëm” në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad.

“Ditët e fundit ai po planifikonte sulme të reja ndaj caqeve amerikane, por ne i ndalëm”, tha Trump.

Presidenti Trump i dha fund fjalëve të tij për krizën e Iranit, e cila zgjati rreth 10 minuta, me një mesazh për popullin e Iranit.

“Më në fund, për njerëzit dhe udhëheqësit e Iranit, ne dëshirojmë që ju të keni një të ardhme dhe një të ardhme të shkëlqyeshme, atë që ju meritoni”, tha Trump.

“Një prosperitet në shtëpi dhe harmoni me kombet e botës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përqafojnë paqen me të gjithë ata që e kërkojnë atë”, shtoi Trump.

Ai nuk mori asnjë pyetje ndërsa doli nga dhoma. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme