Brenda 24 orëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), kanë kërkuar ndihmë mjekësore 352 raste. Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve të trajtuara ka qenë në Emergjencën Internistike, në të cilën janë trajtuar 96 raste. “Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar; 94 pacientë në Reanimim; 96 pacientë në Emergjencën Internistike; 66 pacientë në Emergjencën […]
352 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda 24 orëve në QKUK

Brenda 24 orëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), kanë kërkuar ndihmë mjekësore 352 raste.
Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve të trajtuara ka qenë në Emergjencën Internistike, në të cilën janë trajtuar 96 raste.
“Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar;
94 pacientë në Reanimim;
96 pacientë në Emergjencën Internistike;
66 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;
67 pacientë në Emergjencën Ortopedike;
29 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas QKUK-së bëhet e ditur se 33 prej rasteve janë të lënduar në komunikacion.











