36 mijë euro për 11 biznese të Inkubatorit të ICK-së

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 13:52 | Nga

Njëmbëdhjetëbiznese startup kanë avancuar në rrugën afariste me ndihmën e një granti të ndarë nga Innovation Centre Kosovo (ICK). Shuma e përgjithshme prej 36 mijë euro është bashkfinancuar nga Agjenciasuedeze SIDA nëpërmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë.

Bizneset përfituese sot janë në një pozitë tjetër brenda tregut. Kanë rritur stafin dhe janë zgjeruar me hapësirat punuese.

Bizneseve startup, ardhja e një granti u ndryshon punën. Ato kanë më shumë liri dhe mund të planifikojnë më lehtë. E gjitha kjo pasi mundësia nuk është e përhershme. Paratë e grantit, ekipet kanë munduar t’i përdorin për zhvillimin e testimin e produkteve, për paga, në mbrojtje të të drejtave të pronësisëintelektuale, pajisje, softuer apo edhe në pjesëmarrjen e ekipit në ngjarje të rëndësishme të biznesit jashtë vendit.

Për të arritur deri te marrja e grantit, ekipet është dashur të jenë pjesë e Inkubatorit të ICK-së.

Formon, Kokrra dhe jCoders janë tre ndër njëmbëdhjetë bizneset startup që granti u ka mundësuar të zgjerojnë kapacitetet.
Rron Cena bashkë me shokët e tij Arianitin, Drini dhe punëtorët tjerë të biznesit kanë krijuar printerin 3D. Ata kanë përfituar shumë nga Inkubatori i ICK-së.

“Në njëfarë forme po të mos ishte ICK-ja, nuk do të ishim as ne. Na ka ndihmuar granti, por edhe stafi i ICK-së. Kemi përfituar nga vizitat që na kanë organizuar, por edhe nga kontaktet që na i kanë ofruar”, ka treguar Cena.

Ata kanë përfituar edhe një gjë tjetër nga ICK. Një garazh që nuk përdorej në bodrumin e ICK-së është shndërruar në mini-fabrikën e tyre. Prej aty del produkti i vetëm harduerik në rajon. Printeri 3D, me çmimin më të lirë dhe me lehtësinë më të madhe të përdorimit.Mjafton të klikosh ‘print’ dhe përfundon gjithçka.

Avazin e njëjtë të suksesit e ndjekin edhe jCoders. Arta Shehu tregon se akademia e tyre kur ishte themeluar ka pasur 14 nxënës, kurse tash numëron 500 nxënës. ICK-ja për ta ka qenë sikur “vëlla i madh” në ndihmë për hapat a parë. Për inkubatorin e Innovation Center Kosovo kishin dëgjuar në media, por një ekip paraprak u kishte propozuar të aplikonin aty.

“ICK na ka ndihmuar në hapat e parë duke ofruar zyrat dhe mentorimin për jCoders. Granti na ka ndihmuar tej mase për të parë më larg dhe për t’i realizuar ato që kemi ideuar. Ne edhe sot i rekomandojmë shokëve e shoqeve të aplikojnë në ICK”, ka thënë Shehu. Nga 2 themeluese, me sa kishte filluar punën Coders, sot numëron 12 punëtorë.

Granti i pranuar nga ICK-ja, ka bërë qëbiznesi“Kokrra” të rritet dhe të pavarësohet.

“Granti na ka ardhur në momentin më të vështirë. Me ato parakemi siguruar zyrë, kamerë 360° dhe kemi mbuluar pagën e një kolegu të ri për tri muaj, pra na kanë ndihmuar tej mase”, ka treguar Leart Zogiani.

Ata sot numërojnë gjashtë punëtorë. Klientët e tyre janë në Kosovë por edhe jashtë vendit. Puna e tyre me theks në dizajnë, brendim, punim të animacioneve dhe grafikëve 2D e 3D, ka bërë që tëprezantohet rrjete, ekspozita, libra e festivale.

Grantet u ndanë gjatë një ceremonie të organizuar në kuadër të Startup Europe Week, program i Komisionit Europian dhe Startup Europe, i cili në Kosovë bashkë-organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

Innovation Center Kosovo do të vazhdojë edhe këtë vit ndihmën për bizneset startup, teksa brenda këtyre pesë vjetëve të punës ka ndihmuar mbi 100 biznese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme