38 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një përfundon me fatalitet

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e aksidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Numri total i aksidenteve të djeshme është 38, nga kjo shifër, një aksident ka përfunduar me fatalitet, gjashtë me persona të lënduar dhe 31 vetëm me dëme materiale.

Për personat që shkelën rregullat e trafikut u shqiptuan 1216 tiketa.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme