38-vjeçari s’e lë rehat ish-bashkëshorten, e rrah në mes të lokalit në Prishtinë

| 06 Jan 2024 | 15:51 | Nga

Me një situatë të tillë është përballur një 25-vjeçare mbrëmë pas mesnate në një lokal në Prishtinë, e cila ka denoncuar rastin në Polici.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka deklaruar se derisa ishte duke qëndruar në lokal, ish-bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

25-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 38-vjeçari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngjashme