Një shqiptar u arratis në mënyrë spektakolare nga qelitë e paraburgimit në Athinë. 38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur preu hekurat e qelisë në komisariatin e Atikës Perëndimore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 e 20 të mëngjesit të së martës.
Ai u arratis së bashku me një 23-vjeçar grek, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli. Shqiptari arriti të largohej nga ambientet e paraburgimit, ndërsa i greku u ndalua nga rojet e burgut.
Policia është vënë në kërkim të shqiptarit. Hetuesit kanë nisur kërkimet për bashkëpunëtorë në këtë ngjarje brenda stafit të burgut, pasi është e paqartë se si arriti i 38-vjeçari të sharrojë hekurat e qelisë. Shqiptari ishte ndaluar më 19 Nëntor, kur dy të moshuarve grekë u grabiti duke i kërcënuar me armë, një shumë prej 2 mijë dollarësh./klankosova.tv/.