39% e qytetarëve presin që Kosova të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 13:15 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja Fol mbajtën konferencë për medie ku paraqitën rezultatet e anketës me titull “Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, perceptimet e qytetarëve të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Sipas gjetjeve 39% besojnë që deri 2030 Kosova nuk anësohet në BE. 62% nuk kanë vizatuar asnjë shtet të zonës Schengen, përderisa 38% besojnë që normalizimi i marrëdhënieve me Serbisë i ndihmon Kosovës për integrim.

Pavarësisht dallimeve me Brukselin në qasjen gjatë muajve të fundit, kryeministri Albin Kurti shihet si politikani më i përgatitur e kontributdhënëse në raport me integrimin e Kosovës në BE. Gjermania shihet si përkrahësi kryesor i rrugës integruese, ndërkaq Spanja, Franca dhe Serbia shihen si shtete me penguese.

Leonora Kyreziu, drejtoreshë e PIPS-it, tha se anketa është zhvilluar në muajin gushte dhe ka pasur për qëllim monitorimin e reformave që do ndërmerr Kosova gjatë procesit te integrimit.

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, tha se Kosova duhet që të ketë strategji të qartë në mënyrë që të ketë sukses në rrugën e integrimit evropian.

Sipas saj, Samiti i mbajtur në Tiranë është dëshmi që Kosova e ka vendin në BE.

“Kosova duhet që të bëjë strategji që të ketë sukses në rrugën e integrimit duke bërë rrugën më të lehtë. Ngjarja që ndodhi dje në Tiranë si Procesi i Berlinit e bënë të qartë se Kosova është në rrugë drejt BE-së. Ne jemi këtu që të iu mbështesim dhe të bëjmë këtë rrugë më të lehtë”.

Demush Shasha, nga Instituti EPIK, tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjitha institucioneve e shoqërisë civile në mënyrë që të arrihen rezultate në rrugën e integrimit.

Madje tha si shkak i masave të BE-së, rrezikon që qytetarët të kthehen kundër BE-së.

“Një pjesë e qytetarëve mendojnë që këto masa janë të padrejta dhe ka rrezik që qytetarët të kthehen në anti-evropianizëm.  Është e rëndësishme të ruhet konsensusi shoqërorë duhet pasur durim”.

“Thembra e Akilit në procesin integrues në Kosovë është sundimi i ligjit dhe ekonomia. Dialogu është i rëndësishëm për integrimin dhe sondazhi tregon që qytetarët janë një hap para politikanëve”.

Të ngjashme