Kompanitë e mëdha kërkojnë shumë angazhim, prandaj shumë punonjës shpenzojnë kohë të gjatë dhe lodhje në punë.
Për të shmangur dhe reduktuar lodhjen e tepruar në punë dhe për të ripërtërirë energjitë tuaja përdorni këto 4 këshilla:
Bëni pushime të shkurtra -. Bëni mirë sikur të shkëputeni nga tavolina juaj e punës të paktën çdo 90 ose 120 minuta për të bërë një shëtitje të shkurtër, të merrni diçka për të pirë apo thjesht të shtriqni trupin, në mënyrë që të krijoni një komoditet dhe rehati për veten tuaj në punë.
Thoni faleminderit – Për të rritur tek vetja juaj nivelin e energjive pozitive, shprehni rregullisht vlerësime për të tjerët në punë.
Shmangni ndërprerjet – Kryeni punët tuaja që kërkojnë përqendrim, larg telefonit dhe e-mailit. Ndërkohë, caktoni një kohë të veçantë gjatë ditës për t’ju përgjigjur telefonit apo e-maileve.
Bëni atë që doni – Përpiquni të kuptoni se ku ju zhgënjejnë pikat tuaja të forta dhe çfarë ju kënaq më shumë. Gjeni mënyra për të bërë më shumë gjëra që ju pëlqejnë dhe më pak ato që ju bezdisin.