Gjykata Themelore e Prishtinës-Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh, për të akuazuarin I.M.
Gjatë caktimit të masës gjykata ka analizuar shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit, sepse i akuzuari I.M i lirë mund të ikë.
I njejti është shtetas i Maqedonisë dhe po kërkohet nga autoritetet atje, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.
Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.