Galaxy Note 7 fillimisht thuhej se është smartfoni më i mirë i bërë ndonjëherë nga Samung, ndërsa tani kjo kompani është duke pësuar debakël nga ai, transmeton koha.
Një sondazh, i bërë menjëherë pas raportimeve se po eksplodonin Note 7, e që ka detyruar Samsung ta tërheqë atë globalisht, ka zbuluar se një e treta e të anketuarve kanë thënë se kurrë më nuk do të blejnë telefon të bërë nga Samsung.
Kjo bëri menjëherë të qartë se Note 7 do të ketë ndikim të madh në imazhin e Samsung dhe shitjeve të produkteve të tyre, por tani duket se do të jetë shumë më keq se sa parashikohej.
Pasuar nga lajmi i mëhershëm i kësaj jave, se Note 7 është anuluar plotësisht, një hulumtim i ri ka zbuluar se edhe një përqindje e madhe e përdoruesve të tanishëm të Samsung thonë se nuk do të blejnë kurrë më smartfonë tjetër nga kjo kompani.