Ekonomia Online
FUNDIT

46 tablo të Donald Trumpit në Tiranë

46 tablo të Donald Trumpit në Tiranë

Piktori Avni Delvina sjell për publikun 46 tablo, të cilat kanë në qendër veprimet edhe ndikimet social-politike të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që prezantohen në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Delvina të vërtetën e tij e sjell nëpërmjet mjeteve të ndryshme artistike. Artisti nëpërmjet fotomontazhit, të cilin e […]

Piktori Avni Delvina sjell për publikun 46 tablo, të cilat kanë në qendër veprimet edhe ndikimet social-politike të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që prezantohen në ekspozitën e çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Delvina të vërtetën e tij e sjell nëpërmjet mjeteve të ndryshme artistike. Artisti nëpërmjet fotomontazhit, të cilin e pasuron me linja grafike i jep veprës një personalitet artistik, duke përcjellë emocionet tek artdashësit.

Avni Delvina rrjedh nga një familje me tradita historike edhe patriotike. Ndonëse i larguar para 30 vitesh në Itali lidhjet me Shqipërinë janë shumë të forta dhe këtë e tregon dhe çelja e kësaj ekspozite në Tiranë.

Ekspozita do të qëndroj hapur në Muzeun Historik Kombëtar, deri në datë 23 shkurt. /ATSH

Të ngjashme