464 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit kanë njoftuar se në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 464.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,974 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 532 mijë doza të vaksinës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 7 mijë e 300 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme