Të paktën 48 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 350 vetë janë plagosur pas një sërë tërmetesh dhe një cunami që goditi ishullin indonezian të Sulawesit, thonë autoritetet.
Një dridhje me magnitudë 7.5 që është goditja më e madhe e regjistruar deri në këto momente, shkaktoi një cunami që goditi plazhet në qytetet e Palu dhe Donggala, thanë zyrtarët. Tsunami ishte rreth tre metra i lartë, shkruan CNN.
Një cunami i lokalizuar gjithashtu goditi plazhet në qytetet e Palu dhe Donggala si rezultat i dridhjeve.
Një paralajmërim i hershëm i tsunamit ishte lëshuar nga agjencia meteorologjike indoneziane, por u hoq më vonë pasi agjensia konstatoi se niveli i ujit kishte rënë.
Duke shkruar në llogarinë e tij zyrtare të Twitter, presidenti indonezian Joko Widodo tha se po monitoronte situatën dhe u përgatit për çdo event eventual pas tërmetit.
“Vëllezërit dhe motrat tona duhet të jeni të qetë dhe të jeni të sigurtë” shkroi presidenti.
Mediat lokale raportojnë se aeroporti në Palu do të mbyllet deri në mbrëmjen e së shtunës.
Tërmetet vijnë një muaj pasi një treshe tërmete goditi disa ishuj në Paqësorin Jugor dhe Indonezinë, përfshirë Lombokun, i cili ende po shërohet nga efektet e një tërmeti të 5 gushtit që vrau më shumë se 430 njerëz.