Grabitet një bankë, vdesin 9 persona

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 9 persona humbën jetën në një grabitje bankare që zgjati rreth një orë në Ido-Ani, të Nigerisë.

Hajdutët, të cilët sulmuan një degë të një banke të vjetër në qytet, transportuan një sasi të madhe parash. Hajdutët u futën me një automjet sportiv në bankë, duke shkaktuar tension brenda ambienteve.

Burimet në qytet zbuluan se pesë zyrtarë të bankës dhe dy klientë u vranë nga grabitësit, ndërsa një nga grabitës u qëllua për vdekje nga policia.

Gjithashtu, u mësua se një oficer policie u vra nga grabitësit , gjatë operacionit.

Përveç kësaj, shumë klientë dhe zyrtarë të bankës u rrahën nga autorët e krimit, ndërsa përpjekjet për të shmangur grabitjen nga policia dështuan. Zyrtari i marrëdhënieve publike të policisë së shtetit, Femi Jozefi, i cili konfirmoi incidentin, tha se ende nuk mund të japë detaje rreth incidentit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme