5 153 kontakte të rasteve me Coronavirus mbikëqyren nga IKShPK-ja

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti i Shëndetësisë Publike dje ka bërë të ditur se dje janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5 153 kontakte të rasteve me Covid-19.

Në vend, sipas IKShPKS-së, nga data 08 shkurt deri më 14 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3 547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 387 me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme