Shpeshherë kikirikët përjashtohen nga ushqimet e shpejta të shëndetshme, por ka shumë arsye përse duhet të konsumoni kikirikë dhe gjalpë kikiriku.
Balancon sheqerin në gjak
Studimet kanë treguar se konsumimi i kikirikut dhe gjalpit të kikirikut për mëngjes ndihmon të balancojë nivelin e sheqerit në gjak gjatë ditës, edhe pas konsumimit të një dreke të pasur në karbohidrate. Kjo është një arsye e mirë për të konsumuar në mëngjes kikirikë dhe gjalpë kikiriku raporton Shëndeti.
Trup elegant
Konsumuesit e gjalpit të kikirikut & vetë kikirikut kanë trupa shumë elegantë ndonëse marrin shumë kalori.
Yndyra të shëndetshme
Kikirikët janë të pasura më lëndë ushqyese dhe yndyra të shëndetshme, të mira për organizmin.
Nxit fuqinë e memories
Kikiriku është ushqim i trurit. Studime të ndryshme kanë treguar se vitamina B3, e gjendur tek kikiriku, ofron shumë përfitime shëndetësore, përfshirë këtu dhe funksionimin më të mirë të trurit dhe nxit fuqizimin e memories.
Mbrojtës të lëndëve ushqyese
Kikiriku siguron komponentë bioaktivë të cilët veprojnë si antioksidues dhe shihen si parandalues të sëmundjeve.