Ka shumë njerëz që e përdorin, kjo për shkak se i jep rrobave një aromë të mirë dhe i mban më të buta. Por ju vetëm këto të mira i dini. Nuk është ashtu siç duket. Ai është i dëmshë sepse:
Për shkak të përbërësve kimikë. A e keni lexuar ndonjëherë paketimin e zbutësve? Po sigurisht që jo. Nëse e lexoni me vëmendje, aty do të zbuloni se, zbutësi nuk përmban substanca që i mbajnë rrobat të freskëta, apo të buta. Përkundrazi, rrobat tuaja do të mbushen plot me kimikate, që do t’ju dëmtojnë juve.
Poshtë keni disa kimikate, që gjenden te zbutësi i rrobave.
1. Alpha-Terpineol – Ky kimikat i rrezikshëm mund të shkaktojë probleme shëndetësore si: marramendje, dhimbje koke, humbje të kujtesës madje edhe mpirje në fytyrë dhe dhimbje në qafë e shpinë.
2. Acetat benzil – Një kimikat toksik që ka qenë i lidhur me kancerin pankreatik. Gazi që çlirohet nga lëngu mund të shkaktojë acarim te sytë tuaj dhe në rrugët e frymëmarrjes.
3. Alkool benzil – Mund të shkaktojë një numër të madh të problemeve shëndetësore, si: çrregullime të sistemit nervor qendror, dhimbje koke, vjellje, marramendje dhe rritje të lartë të presionit të gjakut.
4. Kloroformi – Kloroformi është një neurotoksinë i fuqishëm kancerogjen dhe mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore si: humbja e vetëdijes, të vjella, dhimbje koke dhe përgjumje.
5. Linalool – Ky është një qetësues që njihet për shkaktimin e problemeve të frymëmarrjes dhe humbjen e koordinimit të muskujve, informon dritare.net
Të gjitha këto kimikate mund të gjenden te zbutësi i rrobave! Jo vetëm kaq, por ata janë edhe të shtrenjtë dhe të rrezikshëm për shëndetin.