Kur një grua tradhton partnerin e saj, nuk bëhet gjithmonë në momente nervozizmi. Shpeshherë një marrëdhënie e paqëndrueshme e ka çuar atë në krahët e dikujt tjetër.
Më poshtë do të shihni disa prej arsyeve se pse një grua bëhet e pabesë.
Ajo nuk ndihet e vlerësuar
Në qoftë se partneri nuk i bën të ndihen të vlerësuara ato e kërkojnë vlefshmërinë në një tjetër vend.
Ka mungesë të kontaktit fizik
Kontakti fizik është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Nëse kontakti mungon, atëherë diçka nuk është duke shkuar mirë.
Zëri i saj nuk dëgjohet
Gratë mashtrojnë kur ato ndiejnë se mendimet e tyre nuk i dëgjon askush. Ato duan të dëgjohen kur flasin dhe të kenë vëmendjen e plotë të partnerit.
Ju jeni duke e nënvlerësuar
Në qoftë se ajo ndihet inferiore ndaj jush, atëherë e keni humbur.
Seksi nuk shkon mirë
Në qoftë se keni probleme në dhomën e gjumit atëherë është e sigurt se e dashura juaj do të kërkojë një person më të mirë se ju. Kini kujdes çuna mos ta humbni partneren për gjëra të tilla.