Një shprehje e famshme thotë “Të shoh Parisin dhe pastaj të vdes”. Disa turistë nuk janë shumë dakord me këtë shprehje. Ata janë zhgënjyer nga qyteti i dashurisë pasi e kanë vizituar atë. Nuk është qyteti që kishin parë në filma apo kanë lexuar në libra.
Pse? I lexoni më poshtë arsyet:
Kontrolle të mëdha sigurie tek Kulla Eifel
Përpara se të udhëtoni për në në Paris, me siguri dëshironi të shikoni Kullën Eifel. Mirëpo, kjo pikë turistike ka shumë njerëz dhe kontrolle sigurie në hyrje aq ju duket vetja në aeroport. Këshilla më e mirë është, ta shikoni kullën nga distanca, pasi do të qëndroni gjatë në radhë.
Turma të mëdha në hyrje të Louvre-t
Sigurisht, që në Paris duhet të vizitoni edhe muzeun e Louvre-t. Mirëpo, nëse nuk i keni blerë biletat paraprakisht, bëhuni gati për të pritur gjatë në radhë. Kjo është më të vërtet rraskapitëse, sa do të harroni arsyen pse dëshironi ta vizitoni Louvre-n.
Gratë franceze nuk janë si ato në filma
Në filma, gratë franceze duken misterioze, elegante dhe simpatike. Ato vishen me stil (me bareta) dhe duken mahnitëse. Mirëpo, e vërteta në Paris duket të jetë tjetër. Gratë franceze veshin rroba të thjeshta, nuk bëjnë grim as manikyr.
Disa vende turistike nuk janë më
Ura e dashurisë, një ndër vendet që tërhiqte më shumë turistët, por edhe të dashuruarit, “nuk është më”. Ata kishin një traditë që vendosnin një bravë dashurie. Mirëpo, me kalimin e kohës, pesha e bravave arrini në 45 ton dhe ekzistonte rreziku që të binte. Kështu që, në vitin 2015, autoritetet e qytetit vendosën të heqin pothuajse të gjitha bravat.
Ka pak vende ku njerëzit flasin anglisht
Francezët flasin shumë mirë anglisht, por nuk duan. Mund t’ju ndodhë që stafi në një restorant të mos flasë anglisht ose të flasë me një theks që vështirë se do ta kuptoni. Gjithashtu, nuk mund të ketë menu në anglisht, vetëm në frëngjisht, kështu që duhet ta merrni me mend se çfarë po porosisni.