Qytetarëve të vendeve jashtë BE-së që udhëtojnë pa viza në union në të ardhmen do t’u duhet të paguajnë 5 euro për të hyrë në atë që njihet si zona Shengen.
Burime nga Brukseli ilustrojnë planin i cili do të prezantohet nesër. “Të gjithë qytetarët e vendeve që s’janë pjesë e BE-së, të cilët udhëtojnë pa viza, duhet të regjistrohen dhe të paguajnë online taksën në fjalë, që bazohet në modelin amerikan”, bën me dije ETIAS, Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimeve.
Synimi i Komisionit Evropian është që masa në fjalë të bëhet operacion-ale në vitin 2020. Masa do të prezantohet nesër në Bruksel, dhe ka për qëllim shtrëngimin e kufijtë të jashtëm të BE-së, bën me dije agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.
Shengeni është zona që përfshin 26 vende evropiane të cilat kanë hequr pasaportat dhe çdo lloj tjetër të kontrollit kufitar në kufijtë e tyre të ndërsjella.