5 fakte psikologjike që nuk i dini

Prishtinë | 22 Shk 2017 | 16:54 | Nga

Studimi i trurit njerëzor është një nga fushat më intriguese të kërkimeve, që prej 1870-ës, kur psikologjia u shkëput si disiplinë prej filozofisë. Hidhini një sy 5 fakteve psikologjike të mëposhtme, dhe filloni ta jetoni jetën tuaj ndryshe!

1. Nëse ia shpallni qëllimet tuaja të tjerëve, do të jetë më e vështirë t’i arrini, sepse gjatë kësaj kohe mund të humbisni motivimin. Kështu tregojnë studimet.

Testet e psikologjisë në vitin 1933 tregojnë se nëse i shpallni qëllimet tuaja me zë të lartë ka shumë gjasa të humbni motivimin për t’i realizuar më pas.

2. Kënga e preferuar e shumë njerëzve lidhet me një ngjarje të rëndësishme emocionale të ndodhur në jetën e tyre.

Është e ditur se muzika ka një efekt të drejtëpërdrejtë në emocione dhe në trurin njerëzor. Muzika është kryesisht e lidhur me ngjarje të shkuara të jetës.

3. Do të jeni shumë më të lumtur nëse i harxhoni paratë në eksperienca se sa në përfitime materiale.

Lumturia, sipas hulumtimeve shkencore, lidhet shumë më tepër me mirëqenien emocionale. Për fat të keq, ndodh shpesh që njerëzit të sakrifikojnë nga lumturia e tyre, për të kursyer ose për të blerë një pronë.

4. Fëmijët vuajnë probleme psikologjike si: depresion, çrregullime ankthi apo abuzimet me drogëra, në shifra të përafërta me të rriturit.

Nga studimet, gjithashtu rezulton se vitet e fundit njerëzit kanë tendencën të qëndrojnë vetëm dhe të martohen më pak.

5. Ta rrethosh veten me njerëz të lumtur të ndihmon edhe TY në përmirësimin dhe lumturinë tënde.

Stresi dhe lumturia janë ngjitëse. Prandaj, nëse qëndron me njerëz pozitivë bëhesh rrezatues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme