Në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë u mbajt ceremonia e certifikimit në kuadër të trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive në shitje dhe menaxhim të sektorit të shitjeve”, i cili është ofruar falas nga profesionist të fushës së shitjes me ekip të kombinuar nga profesionistë, arkitekt, banka financa, shitje profesionale, shitje në industrinë e ndërtimit, aspektet teknike të ndërtimit dhe inxhinier, për 20 të rinj/reja nga regjione të ndryshme të Kosovës në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në sektorin e shitjes.
Një ndër trajnuesit kryesor Uragan Alija, shpjegoi se trajnimit është fokusuar në zhvillimin e teknikave moderne të shitjes të bazuara në nevojat e konsumatorëve.
Gjatë trajnimit rëndësi të veçantë i është kushtuar trendeve të ndërtimit, po ashtu dhe zhvillimi i portfolios së ofertës së kompanisë “Pozhegu Brothers” dhe se çfarë e diferencon këtë kompani nga kompanitë tjera në Kosovë.
Në veçanti janë trajtuar modelet e identifikimit të nevojave të konsumatorëve, prezantimet e përfitimit dhe karakteristikat, zhvillimi i shkathtësive në shitje, teknikat e negocimit fito-fito, dhe programet e kujdesit ndaj klientit.
Drejtori i kompanisë “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre gjatë trajnimit pasi dëgjoi prezantimet interesante nga pjesëmarrësit.
Pozhegu është i impresionuar me interesimin e të rinjve pasi që pa interesimin e tyre gjatë pesë ditëve të trajnimit, i cili përmbante pjesën teorike dhe vizitat në terren. Pozhegu shpjegoi më hollësisht se pas fazës së parë të trajnimit, pesë kandidatë do të përzgjidhen të jenë pjesë e fazës së dytë të punës praktike, e cila do të bëhet në kompaninë “Pozhegu Brothers”.
Kandidatët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të zhvillohen edhe përmes trajnimeve shtesë në këtë tre mujor dhe pas kësaj faze kandidatët në fjalë do të kenë mundësinë të fitojnë kontratë pune në janar të vitit të ardhshëm nëse zgjojnë interesim në këtë sektor.
Prezent në ceremoninë e certifikimit ishte edhe Driton Nikaj, përfaqësues nga Raiffeisen Leasing, i cili theksoi se ishte kënaqësi për të që të takonte persona të rinj që kanë ambiciet e tyre përpara.
Po ashtu theksoi se kompaninë “Pozhegu Brothers” e sheh me interesim të madh tutje në zhvillimin e kompanisë me njerëz të rinj.
“Mendoj se është rasti ideal për të rinjtë/rejat që të kenë mundësinë e aftësimit dhe zhvillimit profesional”, tha Nikaj, duke iu uruar suksese të mëtutjeshme pjesëmarrësve në ceremoni.
Kadri Krasniqi pjesëmarrës në trajnimin e “Zhvillimi i shkathtësive në shitje dhe menaxhim të sektorit të shitjeve” të organizuar nga Programi “Pozhegu Brothers” për komunitetin theksoi kjo mundësi që është ofruar është shumë e rrallë nga kompanitë private në Kosovë, ai shpjegoi se kombinimi i ligjëratave me pjesën praktike e ka bërë këtë trajnim të jetë shumë atraktiv dhe të mos jetë i thatë.
Kjo përvojë më ka ndihmuar shumë për aftësim dhe zhvillim në të ardhmen.
Kompania “Pozhegu Brothers” në kuadër të programit “Pozhegu Brothers për komunitetin” nga data: 19 – 26 Shtator, ka organizuar trajnimin “Zhvillimi i shkathtësive në shitje dhe menaxhim të sektorit të shitjeve” falas për të rinjtë/rejat të interesuar në shitje dhe menaxhim të shitjeve me mundësinë e angazhimit në kompaninë “Pozhegu Brothers” nëse dëshmohen aftësitë gjatë trajnimit.
Sektori i shitjeve është mjaft i rëndësishëm dhe strategjik brenda një kompanie. Menaxhimi i këtij sektori, kërkon jo vetëm aftësi menaxhuese, por edhe njohëse të fushës, aftësi të cilat besojnë se dikush i fiton vetëm nëse është shitës i mirë, i përkushtuar dhe ka pasion për këtë profesion fisnik.
Për “Pozhegu Brothers”, ata që punojnë në shitje kanë një mision për të pasur sukses dhe si të tillë asnjëherë të mos dyshojnë dhe dështojnë në suksesin e tyre. “Në Pozhegu Brothers kemi arritur të krijojmë një përvojë jashtëzakonisht të mirë në shitje dhe si rezultat i rritjes tonë të vazhdueshme, jemi në një situatë që të rrisim ekipin tonë të shitjes”.
Ky program trajnimi është përpiluar duke kombinuar përvojën tonë, nevojën në treg dhe trajnerët më të mirë në fushën e shitjeve në regjion. Ndaj me pak fjalë, pjesëmarrësit në këtë trajnim kanë përfituar aftësi të reja të shitjes apo i kanë plotësuar ato ekzistuese qoftë si shitës apo si menaxher i sektorit të shitjes brenda një kompanie, me fokus në kompanitë e ndërtimit.
Në këtë trajnim, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të krijojnë kontakte të reja me persona të interesuar në fushën e njëjtë, të diskutojnë tema të ndryshme, vizitojnë kompani shembull dhe të njihen më për së afërmi me shitjen dhe praktikimin e shitjes.
Njohuritë praktike dhe aftësitë që pjesëmarrësit kanë përfituar gjatë trajnimit, do të mund t’i praktikojnë brenda kompanisë “Pozhegu Brothers”, e cila pas përfundimit të trajnimit pjesëmarrësve të suksesshëm iu ka ofruar mundësi angazhimi në kompani. “Pozhegu Brothers” merret me zhvillimin dhe krijimin e patundshmërisë së re rezidenciale dhe komerciale.
Me mbi 8 vite përvojë pune në fushën e ndërtimit, është punuar që kompania të orientohet në krijimin e banesave të sigurta ekologjike, blloqeve banesore me organizim të objekteve sipas rregulloreve teknike të Kartës së Athinës, rregulloreve profesionale në lëmin e arkitekturës dhe të ndërtimtarisë.
Kompania “Pozhegu Brothers” në kuadër të programit të saj “Pozhegu Brothers për komunitetin” si pjesë e përgjegjësisë shoqërore të saj synon rritjen e vetëdijesimit për praktikimin e CSR në Kosovë, nëpërmjet të cilit shoqëria kosovare përfiton nga trajnimet dhe aktivitetet e programeve të ndryshme të cilat në rastin tonë iu ofrojnë mundësinë të rinjve të interesuar që të mësojnë nga ekspertët e fushës dhe në të njëjtën kohë të kenë mundësinë e punësimit në kompani.