5 gabimet që i bëjmë çdo ditë kur përdorim telefonët

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ju mbani telefonin afër për të dëgjuar alarmin më mirë, apo edhe për të parë kualitetin e gjumit tuaj për qëllime shëndetësore. Por sido që të jetë, telefoni nuk është ”partneri” i duhur për ta mbajtur afër vetes, transmeton Gazeta Metro.


Telefonët po dëmtojnë shëndetin e njerëzve çdo ditë, në mënyrat më të pa imagjinueshme.

Këto janë gabimet që ju bëni çdo ditë me telefonin tuaj:
1. Të flini me telefonin tuaj


Telefoni përcjell valët elektromagnetike, dhe pranon ato. Edhe pse kjo nuk është vërtetuar ende, hulumtimet vazhdojnë të tergojnë se si valët mund të ndikojnë në trurin tuaj nëse ekspozoheni për kohë të gjatë ndaj tyre. Nëse është e pamundur që të ndalni atë, atëherë vendosni atë në Airplane mode.
2. Të ekspozoheni ndaj dritës blu për kohë të gjatë


Drita nga telefonët rrit melatoninën, hormoni që rregullon ciklin tuaj të gjumit duke shtuar edhe një arsye që ju nuk duhet të fleni afër telefonit tuaj. Drita blu gjithashtu shkakton kokëdhimbje dhe probleme me shikimin.
3. Përdorimi i telefonit me sinjale të ulëta


Nëse shihni sinjale të ulëta në telefonin tuaj, kjo nënkupton se telefoni juaj do shpenzojë më shumë energji për të përcjellur këto valë, dhe kjo gjithashtu nënkupton probleme për shëndetin tuaj.
4. Kontakti i telefonit me lëkurën tuaj


Ekzistojnë disa studime që fokusohen në lidhjen mes telefonave tuaj dhe sëmundjes së kancerit. Lëkura juaj përcjell lehtë nxehtësitë sa herë që ju e mbani telefonin afër vetes tuaj. Edhe pse nuk ka prova për efektet e rrezatimeve nga telefonët në trupin e njeriut, është më mirë që të mbani telefonin larg trupit tuaj.
5. Pozita e gabuar kur shikoni në telefonin tuaj


Derisa shkruani në telefonin tuaj, atëherë ju bie që të përkuleni duke bërë që të keni edhe dhimbje në shpinën tuaj. Dhe me kalimin e kohës, qafa juaj ka dhimbje dhe rëndohet 5 herë më shumë sesa pesha aktuale e saj. Kjo shkakton deformime të shpinës dhe qafës. Mbajeni telefonin në nivel me sytë tuaj, duke u munduar që të mbani qafën sa më drejtë që mundeni.

Të ngjashme