Qasja drejt suksesit nuk është gjithmonë vetëm çështje aftësish. Sigurisht që edhe ato janë të rëndësishme, fati gjithashtu, por për ta prekur atë, duhet që të shmangni edhe disa pengesa që dalin përpara në rrugën drejt tij.
Frika dhe pasiguria – Këto janë të lidhur edhe me frikën tuaj dhe zakonisht kanë tendencë që t’ju mbajnë në zonë tuaj të komfortit duke mos ju lënë të zbuloni potencialin tuaj të aftësive.
Mendimi i dështimit dhe mungesa e optimizmit – Nëse në çdo projekt do të përqendroheni në faktin se mund të dështoni në vend që të bëni të kundërtën, të jeni të sigurt se rruga drejt suksesit do të jetë e kompromentuar.
Nuk vlerësoni atë që keni arritur – Motivimi është një prej elementëve më të rëndësishëm në rrugën e gjithkujt, mungesa e të cilit padyshim që do e bënte atë shumë të vështirë. Prandaj vlerësoni dhe festoni çdo arritje tuajën, çdo sukses tuajin, sado i vogël qoftë ai.
Frika nga sfidat – Këto do të jenë gjithmonë të pashmangshme në rrugëtimin tuaj, ndaj shikojini si një mundësi për t’i kaluar dhe për t’u rritur profesionalisht.
Mos u përqendroni vetëm në rezultatin përfundimtar – Nëse doni të jeni sa më të suksesshëm në rrugën tuaj të suksesit, atëherë ju duhet t’i kushtoni rëndësi çdo hapi që ndërmerrni sepse janë pikërisht këto ato që do t’ju lehtësojnë rrugëtimin dhe do t’ju japin një rezultat përfundimtar sa më pozitiv.