Çfarë i ndodh turpit tonë kur na pëlqen dikush? Nga zëri te zemra te… duart, ja reagimet e para, të fshehura dhe të pakontrolluara, të cilat shkaktohen si pasojë e tërheqjes ndaj një personi.
Kur ti nis të kesh tërheqje ndaj dikujt, trupi fillon që të të dërgojë sinjale të qarta. Toni i zërit tënd nis të ndryshojë, zmadhon sytë, duart djersitin dhe zemra nis të rrahë më fort. Jo gjithnjë je i ndërgjegjshëm për këtë dhe nuk duhet marrë si diçka e keqe.
Sepse disa sjellje fiziologjike kanë për qëllim që të na bëjnë më tërheqës në sytë e partnerit potencial.
Duke studiuar gjuhën e trupit, shkencëtarët dhe psikologët kanë nxjerrë 5 sinjalet më të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se ai që ke përballë të pëlqen, apo e kundërta, që ti e ke bërë për vete atë që ke përballë.
1. Ul dhe ngre tonin e zërit
Në një studim të bërë nga kolegji amerikan i “Reading”, në Pensilvani në 2010, kërkuesit u thanë 48 burrave dhe grave të cilët analizoheshin ndërsa shikonin një të panjohur në foto, që të linin më pas një mesazh zanor.
Kërkuesit zbuluan se nëse personi në foto konsiderohej nga shikuesi tërheqës, atëherë të intervistuarit kishin për tendencë që ta linin mesazhin me një zë më të thellë.
Një tjetër studim tregoi se disa gra përpara një burri tërheqës kishin për tendencë që të prodhonin një zë më të mprehtë, duke e rritur tonin në vend që ta ulnin. Rezultati është se nëse të pëlqen dikush, atëherë ti përpiqesh që të ndryshon zërin, në mënyrë që ai të jetë sa më muzikal dhe të prekë kordat e fshehura të atij që të pëlqen.
2. Zmadhimi i formës së syve
Kur të pëlqen dikush, atëherë truri nis që të prodhojë dopaminë, substancë që veç të tjerash nis të zmadhojë edhe formën e syrit. Kjo ndodh sepse substanca ngacmon fundin e nervave të syve tanë, duke kontraktuar muskujt dhe zmadhuar sytë.
Këtë e vërteton një studim i bërë nga departamenti i psikologjisë në universitetin e Tromsos në Norvegji, sipas së cilit gratë “hapin” sytë kur janë përballë një partneri të mundshëm potencial, gjatë periudhës së ovulimit.
3. Imiton gjestet e personit që të tërheq
Psikologët anglo-saksonë e quajnë këtë fenomen ‘pasqyrimi”. Nëse një person të tërheq, atëherë ke për tendencë që të imitosh gjuhën e trupit të tij/saj në mënyrë të pandërgjegjshme. E kjo gjë duket se vlerësohet.
Një studim në 2009, i cili analizoi çiftet në një “speed dating”, lojë kur personat kanë një afat të caktuar kohor për të bërë për vete partnerin e pastaj për të kaluar në fazën pasardhëse, arriti në përfundimin se meshkujt vlerësonin dhe favorizonin ato femra që imitonin jo në mënyrë të theksuar, gjuhën e tyre trupore dhe iu afroheshin në mënyrën e të shprehurit.
4. Të djersitin duart
Për këtë fenomen ka një arsye shkencore. I njëjti koktej me substanca kimike që prodhojnë ekzaltim në trurin tonë si dopamina, noradrenalina dhe serotonina, vepron edhe në gjëndrat e djersës.
Duke qenë se 2/3 gjëndrave gjendjen në pëllëmbët e duarve, është e lehtë që të kuptohet se përse duart nisin të djersiten.
Sipas antropologes Helen Fisher nga universitetit “Rutgers”, më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt. Kjo sepse truri i meshkujve prodhon doza më të mëdha të monoaminës.
5. Bëhesh llafazan dhe zemra të rrahë fort
Kur shikojmë një person tërheqës, truri unë dërgon sinjale precize në gjëndrën e veshkave, që prodhon hormone si adrenalina dhe noradrenalina, të cilat nëpërmjet gjakut bëjnë që zemra të rrahë më fort e më shpejt, paksa sikur vrapon.
Hormoni i noradrenalinës është përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave që shtyjnë trurin të veprojë. Rezultati është një dëshirë e papërmbajtur për të folur për të krijuar një kontakt me personin që të pëlqen.