5 këshilla si ta rrisni marketingun digjital

Prishtinë | 15 Kor 2024 | 03:43 | Nga Ekonomia Online

A po përdorni çdo burim të disponueshëm për të pasur sukses në marketingun tuaj digjital?

Çdo kompani online ka nevojë të përdorë marketingun në mënyrë efikase për të prodhuar qarkullimin dhe udhëheqjen. Me aq shumë platforma të disponueshme për të publikuar përmbajtjen mund të jetë e vështirë për të zgjedhur mundësinë më të mirë ose të kuptoni se pse strategjia juaj nuk po funksionon.

Ata të cilët janë më të shpejtit për të identifikuar zhvillimet e fundit dhe t’i zbatojnë ato në strategjitë e tyre të marketingut kanë potencialin më të madh për të shndërruar vizionet e tyrë në një markë të vërtetë.

Bëni këto pesë pyetje për të tejkaluar sfidat tuaja të marketingut digjital:

1. Cili është plani juaj strategjik?

Nëse ju investoni në kanalin ose platformën e gabuar, nuk mund të prisni që të prodhoni rezultatet që ju dëshironi.

A duhet të investoni në marketingun e përmbajtjes? Po në reklamat e Youtubes? A ka ndonjë mundësi për të bërë më shumë shitje përmes reklamave të paguara? Cili është ndikimi i emaileve direkte?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve varen nga audienca juaj e shënjestruar. Mos prisni që të shumëfishoni rritjen e fushatës duke investuar në përmbajtje tekstuale kur konsumatorët preferojnë ato vizuale.

Para se të filloni një fushatë, fokusoni energjinë tuaj në identifikimin e audiencës. Bëni kërkime se ku dalin konsumatorët tuaj, çfarë ju pëlqen e çfarë jo.

Pasi të vendosni këto qëllime, përgjigjuni pyetjeve në vazhdim me lehtësi:

a.A është kanali i zgjedhur mediumi i duhur për të arritur të audienca e shënjestruar?

b.Si do të përmirësojmë planin tonë për të bërë më shumë shitje?

2. A po fokusoheni te jo-blerësit?

Që do të thotë, njerëzit të cilët do të mund të përfitonin nga oferta juaj por nuk blejnë produktin tuaj për shkak të:

Mungesës së kohës
Mungesës së dijes
Çmimit
Çështjeve të besimit
Fushatat e suksesshme të marketingut digjital nuk arrijnë vetëm tek blerësit, por ata gjithashtu zbatojnë fushatë bindëse për jo-blerësit.

Shumë tregtarë nuk e bëjnë këtë dhe humbasin këtë mundësi. 80 përqind e të gjitha mundësive potenciale humbasin për shkak të mungesës së përforcimit. Fokusohuni te jo-blerësit duke analizuar rrugëtimin e blerësit. Tregojuni se si produkti ose shërbimi njeh dhe adreson pikat e tyre të problemeve.

Blerësit marrin vendimin e blerjes duke kërkuar faktorë si mbështetja e konsumatorit, mundësitë alternative dhe vlerësimet pozitive nga konsumatorët, kështu që përgatituni për ato.

3. A jeni aq të mirë sa të tjerët presin?

Një plan i fuqishëm i studimit të marketingut digjital inkorporon faktorë psikografikë për të kapur emocionet e audiencës së shënjestruar, sepse nuk mund të krijoni vlera pa i ditur pritjet e konsumatorëve tuaj dhe për këtë, ju keni nevojë për dijeni të saktë të profilit të klientit ideal.

‘’Propozimi i vlefshëm’’ është një premtim i bërë nga një kompani e cila siguron cilësi më të mirë të produktit/shërbimit të tyre në krahasim me oferta të ngjashme në treg. I përgjigjet pyetjes së konsumatorit: Pse duhet të blej nga ju?

Zhvilloni dëgjimin, mbikëqyrjen dhe mësimin e aftësive. Sa më shumë që të dëgjoni, aq më shumë do të zvogëloni hapësirën në mes të ofertës tuaj dhe pritjes së konsumatorit. Shikoni trendet e fundit brenda industrisë tuaj. Mësoni të mbushni hapësirat të cilat mungojnë nga konkurrentët e juaj.

Tregtarët duhet të përhapin vlerën e kompanisë te masa. Çfarë ju nevojitet dërgimi i vlerës nëse nuk dërgohet te njerëzit e duhur?

4. A po ndërtoni lidhje njerëzore?

Një mësues blen produktin tuaj, le të themi një mjet të redaktimit të videos, për t’a bërë mësimin më argëtues dhe angazhues.

Cili është plani juaj i radhës? Si mund të fitoni nga kjo shitje?

Mund të krijoni përmbajtje falas edukative për të ndihmuar konsumatorin të kuptojë produktin tuaj, pastaj të zgjedhni një email të platformës së marketingut dhe të vendosni kursin në rend të përgjigjes së automatizuar.

Por, kjo nuk duhet të shënojë fundin e procesit. Angazhimi i vërtetë fillon kur konsumatori juaj shfaq shqetësime. Përmirësoni shërbimet pas blerjeve. Ndiqni me kujdes.

Çfarë duhet të bëni tjetër?

Pasi të lansoni reklamat e juaja në mediat sociale, përgjigjuni pyetjeve të lexuesve. Mos harroni të ktheni përgjigje kur dikush komenton ose shpërndan gjërat e juaja online. Vlerësoni këto reagime. Nuk mund të automatizoni çdo proces. Ndërtoni lidhje njerëzore.

5. A po mësoni nga treguesit kyçë të performancës?

Sigurohuni që e dini dallimin në mes të shkallës së klikimeve ( përqindja e njerëzve të cilët shohin një reklamë dhe klikojnë në të) dhe shkallës së faqes ( përqindja e njerëzve të cilët shkojnë deri në fund të procesit, varësisht se a është faqja e shitjeve ose diçka tjetër).

Duke kuptuar dallimin në mes të treguesve të performancës mund të ju tregojë se ku po ndalen konsumatorët gjatë procesit, dhe se a duhet të ndryshoni procesin tuaj ose të përdorni një platformë të re. (Yatin Khulbe/ Entrepreneur)

Të ngjashme