Xhudistët kosovarë do të kthehen me pesë medalje nga Kampionatin Ballkanik për Seniorë që u mbajt në Kavadarci.
Dy të arta, një e argjendtë e dy të bronzta nga gjithsejtë 6 garues që morën pjesë në këtë garë.
Flaka Loxha (-57kg) dhe Fjolla Kelmendi (-52kg) u stolisën me medalje të arta.
Aktina Osa (-52kg) është stolisur me medalje të argjendtë.
Fisnik Hyseni (-66kg) dhe Andi Artani (-90kg) u stolisën me medalje të bronzta.
Arbër Kullashi (-73kg) përfundoi i 5-ti.