5 mijë e 459 vaksina Anti-Covid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

5 mijë e 459 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 759 mijë e 797 vaksina.

803 mijë e 20 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme