5 milionë € për digjitalizimin e pagesës së tatimit në pronë

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 12:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me përfaqësuesin e Agjencisë Kadastrale të Suedisë, Göran Paulsson, kanë promovuar Projektin E-Fatura, e cila u mundëson qytetarëve të Kosovës të bëjnë pagesën e tatimit mbi pronë në mënyrë online.

Ky projekt është bashkëfinancuar nga Qeveri e Suedisë, nëpërmes organizatës SIDA, me vlerë rreth 5 milionë euro; kurse 350 mijë janë dhënë nga MF-ja.

Ministri Hoti tha se përmes këtij projekti po krijohen komuna të forta dhe po ndihmohet shumë në rritjen e inkasimit të tatimit në pronë në komuna, si një nga burimet më të rëndësishme të të hyrave të komunave.

“Është një reformë e plotë që i bëhet sistemit të tatimit në pronë nëpër komuna për t’ua mundësuar komunave… përdorimin e aseteve që për shume vite kanë mbetur të pashfrytëzuara nëpër komuna gjithandej. Kjo pasi sistemi i ri i tatimit në pronë i nxit qytetarët familjet që të përdorin pronat e tyre”, tha Hoti.

“Përmes këtij sistemi janë afër 500 mijë fatura që tanimë janë shtypur nëpër komuna dhe janë shpërndarë te qytetarët dhe familjet”, tregoi kreu i MF-së.

“Janë disa elemente të rëndësishme të këtij projekti disa objektiva që janë arritur gjatë këtyre viteve që kemi punuar së bashku më SIDA-n, të cilat dëshiroj t’i përmendi. I pari Ligji i Tatimit në Pronë, i cili është diskutuar gjerësisht me komunat dhe me palët e tjera të interesit; tani e kemi draftin e plotë të ligjit dhe besoj se së shpejti, në mesin e janarit ose në fillim të shkurtit, do ta dorëzojmë në Qeveri për aprovim dhe pastaj janë procedura të Kuvendit”.

“Përmes këtij projekti janë më shumë se dy milionë parcela që janë futur në sistemin e tatimit në pronë me qëllim të përgatitjes së tatimit në tokë, sepse po planifikohet që me këtë ligj të lëvizim në atë drejtim”.

“Sistemi po mundëson një test të vlerësimit të vlerës së tokave shumë më të mirë se sa ka qenë më herët. Sistemi ka ndihmuar shumë në implementimin me sukses të Ligjit për Faljen e Borxheve. Përmes këtij sistemi një rezultat i jashtëzakonshëm që është arritur është vlerësimi në masë i tokës përmes kategorizimit të tokës në toka bujqësore, pyjore, rezidenciale për banim, në toka komerciale dhe toka industriale. Janë krijuar rreth 1 600 zona të vlerësimit në të gjitha komunat, dhe një rezultat që është mbërri përmes këtij projekti është informimi i tatimpaguesve për mënyrën e qasjes në faturën e tyre të tatimit në pronë dhe për mënyrën se si shfrytëzohen këto mjete nëpër komuna”.

Edhe Göran Paulsson nga Agjencia Kadastrale e Suedisë e ka vlerësuar këtë projekt si shumë i rëndësishëm. “Jam i lumtur të dëgjoj në lidhje me rezultatet e arritura deri më tani. Qeveria e Suedisë ka një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim dhe ka një strategji për vitet 2014-2020. Dhe ky është një ndër projektet më të rëndësishme që kemi ne me Kosovën. Është shumë strategjik; ka të bëjë me përmirësimin e kushteve të jetesës për njerëzit në Kosovë dhe forcimin e Komunave”.

“Shpresojmë dhe parashohim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vazhdim në çështjet e taksave. Dua të falënderoj dhe ministrin për bashkëpunimin e hapur që kemi”, shtoi ai.

Në fund, ministri i Financave bëri të ditur se nesër do të nënshkruajnë një marrëveshje memorandumi me Ministrinë e Financave të Shqipërisë për ta bartur krejt këtë përvojë që MF ka akumuluar në Prishtinë përmes SIDA-s; “sepse projekti është treguar që është mjaftë i zbatueshëm, i pranueshëm dhe ndikon edhe në rritjen e të hyrave dhe në disiplinën e përgjithshme nëpër komuna”.

Image may contain: 8 people, suit

Image may contain: 3 people, suit

Image may contain: 5 people, people standing

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 4 people, people standing and suit

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Image may contain: 2 people, people standing and suit

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Të ngjashme