“Si mund të bëhem më produktiv”? Kjo është një pyetje që do të shfaqet gjithmonë.
Të gjithë dëshirojnë të bëjnë shumë gjëra dhe të ndjejnë arritje në fund të ditës. Ka me miliona këshilla produktiviteti , por këtu janë pesë mënyra se si të rrisni nivelet e prodhimtarisë që kanë pasur sukses të madh në jetën time.
1. Mbërrij më herët, qëndroj më vonë
Jetesa në një qytet të mbipopulluar si Chicago, më ka mësuar se nëse filloj orarin e punës para tjerëve, unë mund të kursej kohën e kaluar në trafik dhe të përfundoj punët e mia të rëndësishme. Bllokimi në trafik nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç që do të të nervozojë dhe do të kalosh gjithë ditën pa disponim. E njëjta vlen edhe për përfundimin e kohës së punës.
Aftësia jote që të ruash këto orë ekstra nuk e rrisin vetëm nivelin e prodhimtarisë tënde, por të ndihmojnë edhe të bëhesh një nga njerëzit më të paguar dhe prodhimtar në fushën tënde. Mbërritja herët dhe qëndrimi më i gjatë mund të bëjnë ndryshim të madh në botë.
2.Planifiko çdo ditë një natë përpara
Këtu ndryshon gjithçka. Nëse kalon vetëm 15 minuta para se të shkosh të flesh duke krijuar listën e punëve që do të kryesh nesër, ti do ta kesh më të lehtë kur të vijë mëngjesi. Pasi krijoj listën time të punëve, zgjedh punët më të rëndësishme dhe vendosi një yll pranë tyre që t’ia kujtoj vetes që këto janë gjërat që duhet të bëj që të më shtyjnë drejt realizimit të qëllimeve të mira.
3.Largohu nga zyra gjatë drekës
Kjo është diçka e vogël që mund të ketë efekt të fuqishëm se si ti punon gjatë ditës. Nëse del jashtë për drekë dhe largohesh nga ambienti i punës mund të lehtësojë nivelet e stresit, të rifreskojë kreativitetin tënd dhe të ndihmojë të ri-fokusohesh për kohën që duhet të kthehesh në punë. Unë shpesh dal të ec që të qartësoj kokën time dhe të mendoj se si dua që pjesa tjetër e ditës time të kalojë.
4.Zvogëlo hutimet
Kjo duket të jetë vetë-shpjeguese, por në këtë moshë dhe ditë, hutimet janë gjithkund. Nëse punon me kompjuter, si shumica, ekziston tundimi për kontrollimin e medieve sociale dhe surfimi i internetit, në mes të gjërave tjera. Kur është koha për punë, puno! Nëse është e mundur, mbyll derën dhe vendos një shenjë’’ Mos më shqetësoni’’ në derën tënde kështu që kolegët e tu do ta dinë që mos të të pengojnë.
Çdo kompani ka ata punëtorë që kanë dëshirë te flasin për atë se çfarë ka pasur në TV një natë më parë në vend se të kryejnë gjëra me të rëndësishme. Mos i lejo këta njerëz të të hutojnë. Vendos barriera dhe bëje më të mirën qe të largohesh nga ata dita ditës. Aftësia jote e zvogëlimit të hutimeve sa më shumë që të jetë e mundur mund të rrisë prodhimtarinë tënde.
5.Mbaji qëllimet e tua para syve gjatë gjithë kohës
Pasi ke vendosur qëllime të mëdha që dëshiron t’i realizosh, mbaji para syve gjatë gjithë kohës. Unë mbaj një listë të qëllimeve të mia në telefonin tim, një kartë shënimi që e mbaj në xhep dhe në fletore. Objektivi kryesor është që të mbash qëllimet e tua në një vend ku ti I sheh disa herë gjatë ditës. Kur shikoj qëllimet e mia, nivelet e motivimit tim që të kryej gjërat rriten shumë.
Fillo të paramendosh veten si personi më prodhimtar në fushën tënde. Si të bën të ndihesh? Në çfarë punë po kalon pjesën më të madhe të kohës tënde? Cila është filozofia jote në performancë personale? Konkurro me veten tënde që të shohësh se sa mund të bësh. Kënaqu me të. Bëje një lojë.
Gjithmonë mundohu ta mundësh personin që ishe një ditë përpara. Mbaj shënime të rezultateve tua, puno çdo ditë që të jesh njeri prodhimtar dhe shiko fitoret e vogla ditore duke e transformuar jetën tënde.