Shpikësi i zgjuar, ndërmarrësi i ditur, shkencëtari inovativ, shkrimtari imagjinar…Pavarësisht se cilat janë fushat tona të ekspertizës, ne të gjithë kërkojmë të jemi më kreativë dhe inovativë. Ne të gjithë duam të jemi origjinalë.
Shumë prej nesh e konsiderojmë kreativitetin si një bekim magjik me të cilin disa njerëz thjeshtë kanë lindur. Por sikur që kreativiteti mund të shprehet në mënyra të ndryshme, ai gjithashtu mund të mësohet dhe të formohet si çdo aftësi tjetër.
Në botën moderne, nuk ka vend për rutinë ose për gjëra të mërzitshme. Një mendje e zgjuar dhe shpikëse hap dyert e suksesit. Këtu janë pesë mënyra të zgjuara se si mund të filloni të trajnoni mendjen tuaj për të qenë më kreativë dhe inovativë.
Mos i besoni mitit se njerëzit e anës së trurit të djathtë janë më kreativë përderisa njerëzit e anës së majtë të trurit janë më analizues. Kreativiteti i vërtetë vjen duke përdorur të dyja anët e trurit tuaj.
Idetë më imagjinare duhet të jenë logjike dhe të arsyeshme që të funksionojnë. Qasjet më shkencore dhe analitike ende duhet të jenë unike dhe të zgjuara.
Hipoteza e studimit të Roger Sperry në ndarjen e tij të trurit në vitin 1960 tregoi se disa aktivitete, si arsyetimi hapësinor dhe mirënjohja ndaj të bukurës, stimulojnë hemisferën e djathtë të trurit, përderisa gjërat si mendimi dhe gjuha analitike stimulojnë hemisferën e majtë.
Por kreativiteti kërkon një qasje me tërë trurin sepse kërkon mendim të gjërave në mënyra të ndryshme. Kur ne ‘’mendojmë jashtë kutisë’’, ne iu japim qasje të reja zgjidhjes së problemeve dhe sfidave.
Punoni që të ndërtoni tërë trurin tuaj duke përdorur të dyja anët e tij. Bëni aktivitete ditore si shkrimin e emrit tuaj ose larjen e dhëmbëve me dorën tuaj jo dominante.
Filloni t’i shikoni gjërat ndryshe, duke vënë orën tuaj mbrapsht ose duke përdorur telefonin tuaj mbrapsht. Provoni të shkruani mbrapsht: kjo funksionoi për Leonardo da Vincin, i cili shkruante shënimet e tij nga ‘’shkrimi pasqyror’’.
Një dëshirë e fuqishme gjatë gjithë jetës do të mbushë kreativitetin tuaj. Një mendje inteligjente kërkon rrjedhë të vazhdueshme të informatave. Duke mësuar dhe duke u rritur vazhdimisht, ju ushqeni mendjen tuaj me ide dhe zgjeroni të menduarit tuaj. Jini mendje-gjerë dhe të hapur ndaj koncepteve dhe qasjeve të reja.
Kjo përfshin të jeni të gatshëm të provoni ide të ndryshme dhe të mos injoroni diçka me të cilën nuk pajtoheni. Komunikimi nuk është një rrugë një kahëshe. Do të thotë të jeni në gjendje të vini gjithçka në pyetje, të mbani veten të motivuar dhe kuriozë për botën rreth jush.
Duke pasur një varg të gjerë të diturisë në zona të ndryshme do ju japë prapavijën nga e cila merrni ide të reja. Por duke e pasur të njohur një zonë do ju japë njohuritë e nevojshme për të sjellur risi brenda asaj fushe.
Të qenit kreativ gjithashtu kërkon të kuptoni informacionet e dhëna. Është një gjë të lexoni një libër dhe të mësoni një lëndë, por diçka tjetër të jeni në gjendje t’ia shpjegoni atë temë dikujt (ose vetes). Duke qenë në gjendje të shpjegoni dituri të reja tregon se ju keni përpunuar dhe përvetësuar informacionet në një nivel më të thellë.
Nëse mund t’i shpjegoni vetes diçka, ju gjithashtu mund të zgjeroheni, ta formësoni atë në vizionin tuaj unik ose t’a përfshini në idetë tuaj. Ju mund të ndiqni idetë dhe të krijoni koncepte të reja.
Për të qenë një shpjegues i mirë duhet të jenë dëgjues i mirë. Pas të gjithash, ju nuk mund të absorboni dhe të mbani plotësisht informacionet nëse nuk keni dëgjuar se çfarë është thënë.
Filloni këtë shprehi duke ia shpjeguar vetes gjërat për të ngurtësuar edhe më tutje diturinë. Ky proces gjithashtu mund të ju ndihmojë të mendoni për zona të cilat mund të përmirësohen, të cilat do të rrisin aftësinë tuaj për të menduar dhe të ndërtoni në koncepte.
A keni bërë ndonjëherë ndonjë detyrë e cila kërkonte zgjidhje të problemeve dhe më vonë e keni kuptuar se idetë tuaja ishin të tepërta dhe të pa inspiruara?
Sipas Harvard Business Review, tendenca jonë natyrale është të vazhdojmë të punojmë në një problem edhe kur nuk po përparojmë. Kur punojmë në një ide e cila kërkon kreativitet, ne shpesh arrijmë në një fund pa përparim pa e kuptuar. Studimet tregojnë se është e rëndësishme të bëni pushime në intervale të rregullta për t’i dhënë mendjes tuaj një rast për t’u rifreskuar.
Vendosni një kohë të caktuar, dhe kur ajo të kalojë, ndryshoni detyrat. Bëni diçka tjetër për një kohë, dhe pastaj kthejuni detyrës fillestare. Kjo do ju ndihmojë të kaloni në kreativitet dhe të zgjidhni problemet në mënyrë produktive dhe inovative.
Nëse po keni problem, provoni t’i qaseni problemit nga një pikëpamje tjetër. Mund të ju ndihmojë të punoni mbrapsht, duke filluar me zgjidhjen, ose të shikoni problemin nga koka dhe t’a konceptoni atë nga një kënd ndryshe.
Njëra prej gjërave më të mira që mund të bëni për të zhvilluar kreativitetin tuaj është të filloni imagjinatën natyrale dhe zgjuarsinë të cilën e keni pasur si fëmijë. Neve na pëlqente të luanim si fëmijë. Ne mësuam si të krijojmë botë imagjinare ku gjithçka ishte e mundur. Na pëlqente të sfidonim veten me lojëra dhe teste të shkathtësive.
Jepni vetes kohë që mendja juaj të përhumbet, për të zbuluar, për të ëndërruar me sy hapur, dhe pastaj të përdorni idetë të cilat shfaqen si pjesë e mendimeve tuaja. Sfidoni veten tuaj me ushtrime kreative, si vizatimi në një bllok.
Mbani një shënim të ideve tuaja, sado imagjinare ose jopraktike që janë. Jepni mendjes tuaj kohë për të ëndërruar dhe për të zgjidhur problemet që të ndërtoni muskulin tuaj kreativ.
Nëse kultivoni një mendje imagjinare, të hapur ndaj të gjitha mundësive, të balancuar, përplot me njohuri dhe të rifreskuar, gjeniu dhe kreativiteti juaj do të fillojnë të lulëzojnë.
(Deep Patel është shkrimtar dhe ndërmarrës i ri. Ai është autori i A Paperboy’s Fable: The 11 Principles of Success. Në këtë libër, ai intervistoi 15 industri duke përfshirë profesorë, ndërmarrës, kryeshefë ekzekutivë, dhe Gjeneralin David Petreaeus)