Tre vëllezër u arrestuan pasi akuzohen se nëpërmjet kërcënimeve i kërkonin një personi 50 mijë euro.
Në kuadër të operacionit “BROTHERS”, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, u arrestuan Xhekson, Eugert, Aleks Titini, 23 dhe 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve, raporton Lapsi.al.