Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur pasi u sulmua nga një tjetër në parkingun e një pompe derivatesh në fshatin Bibaj të Ferizajt.
50 vjeçari që ishte me aftësi të kufizuara u sulmua në kokë nga i dyshuari dhe pas goditjeve kishte rënë në tokë, thonë familjarët e tij në verzionin e tyre, ndryshe nga ai i Policisë së Kosovës, ku thonë se pati përleshje mes të dyja palëve.
“Familjari ynë ka qenë me aftësi të kufizuara”, thotë ai për klankosova.
”Është sulmuar dhe nuk ka mundur ta sulmoi të dyshuarin. Personi e ka sulmuar në kokë dhe pas goditjeve ka rënë në tokë prej ku edhe ka marrë goditjen fatale”, tha Rexhep Leskovci, familjar i tashmë të ndjerit 50 vjeçar.
Leskovci mes tjerash bën të ditur se gjatë ditës së sotme i është dhënë lamtumira e fundit 50 vjeçarit.