Që prej ardhjes së tij në “Etihad”, Laporte ka ngrohur stolin, duke u bashkuar me lojtarë të tjerë të shumëpaguar.
Ai ka luajtur vetëm 375 minuta lojë, të shpërndara në 4 ndeshje. Gjithsej janë 19 lojtarë, që kanë kushtuar një vlerë totale prej 529 milionë eurosh, të cilët rrezikojnë seriozisht eliminimin e dytë radhazi nga Championsi, pa shkuar dot as në gjysmëfinale.
Në merkaton e verës sezonin e kaluar, Manchester City e rinovoi grupin me 9 lojtarë dhe një shpenzim total prej 213 milionë eurosh. Ata janë: Stones (55 milionë euro), Sane (50), Gabriel Jezus (32), Gundogan (27), Nolito (18), Bravo (18), Marlos Moreno (5.5), Rulli (4.7) dhe Zinchenko (2). Lojtarët në fjalë e transformuan ekipin anglez, por nuk mundën të fitonin asnjë titull në një sezon, ku gabimet në fushë penguan performancën e përgjithshme të Manchester City, raporton Tele Sport.
Për të korrigjuar gabimet e së shkuarës, Guadiola dhe “qytetarët” u kthyen në merkato, për të bërë të tjera blerje me shpenzime të mëdha. Laporte (65 milionë euo), Mendy (57.5), Walker (51), Bernardo Silva (50), Ederson (40), Danilo (30), Douglas Luis (12), Harrison (4), Kayode (3.8) dhe Iliç (2,5) e përforcuan Manchester City. Vetëm në mbrojtje, shpenzimet i tejkalojnë 270 milionë euro.
Megjithatë, ëndrra e Ligës së Kampionëve duket se u zhduk pas natës më të keqe të sezonit të “skyblues”. Ederson, Walker, Otamendi, Kompany dhe Laporte, që përbëjnë prapavijën e “qytetarëve”, pësuan tre gola në 19 minuta ndaj Liverpool. Kjo mbrojtje e ndërtua nga “petrodollarët” e sheikëve nga Katari ishte e pamjaftueshme përballë “tridentit” të Liverpool.
Manchester City, me 124 gola në 48 ndeshje, ndërtoi një “makinë shënuese”. Por, problemi ishte në anën tjetër të lojës, në mbrojtje, ku Guardiola shpenzoi më shumë dhe ajo shkaktoi rënien e tij në “Anfield”.
Shpenzimet për top-transferimet e Manchester City që nga mbërritja e Guardiolës:
1.Laporte (65 milionë euro)
2.Mendy (57,5 milionë euro)
3.Stones (55,6 milionë euro)
4.Walker (51 milionë euro)
5.Sané (50 milionë euro)
6.Bernardo Silva (50 milionë euro)
7.Ederson (40 milionë euro)
8.Gabriel Jesus (32 milionë euro)
9.Danilo (30 milionë euro)
10.Gündogan (27 milionë euro)
Benjamin Mendy, më i shtrenjtë në histori, u lëndua pas vetëm pesë ndeshjesh të luajtura nën disiplinën e Manchester City. Për të zbutur mungesën e tij, Guardiola ka përdorur Delph dhe Zinchenko, mesfushorë, si korsi emergjente. Danilo u bashkua me “qytetarët” për 30 milionë euro dhe ishte titullar në humbjen e janarit, në Premier League, 4-3 kundër Liverpool.
Gjithashtu, ai ka dashur të luajë në një grup të ndryshuar në ndeshje të shumta. Burime të tjera kanë shkuar për të vendosur Sane si një korsi krahu dhe përforcimi i fundit është Laporte, që nënshkroi në merkaton e dimrit për 65.5 milionë euro. Ai ishte ngarkuar në “Anfield” për të mbuluar Salah, i cili shënoi njërin nga tre golat e një pjese të parë për t’u harruar.