Mjekët britanikë besojnë se kanë dokumentuar infektimin më të gjatë me COVID-19 të regjistruar – një pacient që ata kanë trajtuar, i cili kishte shenja të virusit për më shumë se 16 muaj, apo 505 ditë, raportoi BBC të premten.
Individi kishte edhe sëmundje të tjera dhe vdiq në spital në vitin 2021.
Infeksionet e vazhdueshme si ky janë ende të rralla, kanë thënë mjekët.
Shumica e njerëzve pastrojnë natyrshëm virusin, por pacienti kishte një sistem shumë të dobët imunitar.
Infeksionet kronike si ky kanë nevojë për studim për të përmirësuar të kuptuarit e COVID-it dhe rreziqet që mund të sjellë, kanë thënë ekspertët.
Pacienti u prek me koronavirus së pari në fillim të vitit 2020. Kishte simptoma dhe u konfirmua pozitiv përmes testimit. Edhe gjatë kontrolleve mjekësore dhe trajtimit në spital rezultonte pozitiv në vazhdim.
Mjekët thonë se analiza e detajuar laboratorike zbuloi se ishte i njëjti infeksion, i vazhdueshëm.
Pacienti nuk mundi ta kalojë infeksionin edhe pasi i ishin dhënë ilaçe kundër virusit.
Kjo është ndryshe nga “COVID-i i gjatë”, ku virusi pastrohet nga trupi por simptomat mbesin.
Studiuesit kanë thënë se infeksionet e zgjatura janë të rralla por të rëndësishme sepse mund të nxisin variante të reja të COVID-19.