Viti 2021 duket se ka nisur mirë për Jennifer Lopezin.
Superylli 51-vjeçar dëshmoi edhe një herë se mosha nuk është asgjë tjetër veçse një numër në një fotografi të re, të cilën e ndau në mediat sociale të mërkurën.
Ajo menjëherë pas Vitit të Ri, ka marrë një pushim për veten duke filluar mbarë 2021-ën.
Jenny ka mahnitur së fundmi në një pozë të ndarë në Instagram nga plazhi, ku shfaqet me një palë bikini bordo.
Fotografia duket se u realizua nga poshtë, pasi ka vënë në fokus të pasmet e aktores së “Hustlers” të mbuluara me rërë.
Lëkura e nxirë e Lopez po shkëlqen krahas me rrezet e diellit përballë një qielli blu e me re të bardha.
Duke qenë gjithnjë në trend me stilin, nëna e dy fëmijëve dukjen e ka kompletuar me një kapelë të “Christian Dior” e me syze dielli.
Artistja amerikane edhe këtë herë rrëmbeu vëmendje me linjat e bujshme trupore, përkundër se ka kaluar të 50-tat.
J.Lo në anën tjetër pushimet është duke i kaluar me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.