Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë shënuar gjithsej 52 aksidente.
21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 31 aksidente të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Me fillim e stinës së vjeshtës, rastet e aksidenteve në trafik fillojnë të rriten, për shkak të kushteve atmosferike dhe shpeshherë mospërshtatjes së shpejtësisë.
Me këtë rast Policia e Kosovës apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar.