Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 08:21 | Nga

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kjo është bërë e ditur në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas njoftimit, mbledhja me kryetarët e grupeve parlamentare, do të fillojë sot në orën 11:00.

Ky është rendi i ditës sipas agjendës së paralajmëruar nga sekretariati i Kuvendit:

Pikat e bartura nga seanca e mëparshme:

Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II – votim i fshehtë),

Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),

Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,

Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit

Seancë e re:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, (Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetësor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a,
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme