538 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e Covid-19 në Ferizaj

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së,  për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë shtuar aktivitetet  në rajonin e Ferizajt.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë periudhës 20-26.12.2021 përveç vërejtjeve policore, kontrollimit të 91 lokale, policia ka shqiptuar 538 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve,  që ti respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

“Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme